Peço kritikon Panuçin: Si mund të japë 100% një futbollist, kur trajneri e quan në publik shurdh-memec?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 12:33

Peço kritikon Panuçin: Si mund të japë 100% një futbollist, kur trajneri e quan në publik shurdh-memec?

Ish-futbollisti i Kombëtares, Arjan Peço, i cili aktualisht punon si trajner i të rinjve të Bazelit, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Proçesi Sportiv” ku analizoi ecurinë e ekipit kombëtar. Sipas Peços tekniku italian gaboi me sharjen publike ndaj futbollistëve.

Peço

“Kjo prapaktheu e Panuçit është gabim. Ai e nisi me një tjetër histori dhe donte të largohej nga epoka De Biazi. U shpreh se luante në sulm, por ne jemi në Shqipëri. Opinion këtu është shumë sensibël dhe në media doli duke i sharë haptazi që janë memecë.

Trajneri Kombëtar duhet t’i ketë nga vetja futbollistët. Si mund të japë 100% një futbollist, kur dëgjon nga trajneri në publik se është shurdh-memec? Më bëri çudi me Izraelin dhe që u mundëm me një lojë sulmuese. U krijuan ekuilibra që nuk janë parë.

Shqipëria nuk e ka luksin të ndërrojë 8 lojtarë dhe të mbajë pak fiks. Çdo ndeshje vjen një lojtar i ri që luan ose jo dhe kjo e bën të ketë paqartësi në formacion. Çdo trajner që vjen mendon të fusë diçka të re, por ky donte të fuste shumë. Amullia në këto ndeshje është parë që në fillim. Dolëm të tretët në Botëror dhe u arrit pritshmëria. Më pas nisën problemet që s’duheshin krijuar. Një trajner si Panuçi, i ri por me eksperiencë si futbollist, nuk duhet të sillte këto situate”, deklaroi Peço në “Proçesin Sportiv”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"