“Pazar” në Kategorinë e Parë, klubi i Superiores firmos me futbollistin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2021 | 9:28

“Pazar” në Kategorinë e Parë, klubi i Superiores firmos me futbollistin 20-vjeçar

Bledar Lila është goditja numër pesë e Egnatias në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori që mbylli sezonin te Besa në Kategorinë e Parë, ka firmosur dje një kontratë 3-vjeçare me klubin rrogozhinas.

bledar lila

Pas Franc Ymeralilajt, Besart Krivanjevës, Arbër Çyrbjes dhe Alessandro Kacbufit, 20-vjeçari me origjinë nga Peqini bëhet lojtari i radhës që përforcon Egnatian. Lila është një njohje e vjetër e trajnerit Gugash Magani, pasi ka punuar me këtë të fundit te Besa. Ndërkohë, dje përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila konfirmoi largimin nga kavajasit.

“Nga sot nuk jam më pjesë e KS Besës. Falënderoj të gjithë stafin për mundësinë e dhënë dhe u uroj suksese në vazhdimësi”, shkruante lojtari i ri peqinas.

F.FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"