“Pazar” në Gjirokastër dhe Brazil, Flamurtari ka një plan për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 12:42

“Pazar” në Gjirokastër dhe Brazil, Flamurtari ka një plan për merkaton

Ka “varfëri” në merkaton e Flamurtarit. Veç vlonjatëve që mbyllën sezonin dhe atyre që janë afruar nga akademia, si përforcime kanë ardhur vetëm dy lojtarët: Alvi Ahmetaj dhe Burak Menga. Ata e kanë marrë pëlqimin e trajnerit Dritan Resuli (pasi janë testuar si në ndeshje miqësore ashtu edhe në seancat stërvitore), e megjithatë ka domosdoshmëri për të tjera prurje. Një nga prurjet më cilësore mund të quhet ajo e fundit, Alvi Ahmetaj. 22- vjeçari ka lindur në Gjirokastër, ndërsa e ka nisur karrierën e tij në vendlindje. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e bluzinjve në elitë, ndërsa më herët ka pasur një aventurë edhe te Tirana.
alviii
Një tjetër element që do u bëjë punë kuqezinjve këtë vit është edhe Burak Menga që vjen nga Maqedonia e Veriut. Trajneri vendosi që ta mbajë, teksa e ka parë me kujdes gjatë përgatitjeve. Ai luan si mesfushor dhe në CV ka edhe aktivizimet te Gostivari dhe Vllazërimi. Gjatë kësaj periudhe te Flamurtari u afrua edhe një kosovar. Bëhet fjalë për Ilir Gashin, por ai u largua. Duket se nuk e bindi stafin drejtues dhe ndaj nuk e mbajtën.
flamurtari luftetari
MERKATO – Në Vlorë janë në merkato. Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik po punojnë për të afruar lojtarë të rinj. Në tavolinë janë disa emra dhe po shikohen me kujdes edhe DVD për të marrë më shumë përshtypje. Emrat nuk bëhen të ditur për shkak se ende nuk ka asgjë zyrtare. Por, burimet bëjnë me dije për “Panorama Sport” se vlonjatët po shfrytëzojnë situatën jo të mirë te Luftëtari ku me sa duket kanë në plan të afrojnë lojtarë nga kampi gjirokastrit. Mësohet gjithashtu se lojtarët që do të ofrohen te Flamurtari në vijim do të jenë vendës. Po shikohet edhe për ndonjë element jashtë vendit. Janë dy-tre lojtarë në Brazil, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë. Ky Flamurtar këtë sezon do të jetë me më shumë lojtarë vlonjatë. Rreth 18 lojtarë në përbërjen e ekipit aktual janë vendës, futbollistë të akademisë. Po ashtu edhe mosha mesatare e skuadrës është e re, 21 vjeç, të paktën deri tani, pa futur brenda afrimet e pritshme.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"