Pavard i Bajernit? Ja çfarë thotë vetë lojtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 20:32

Pavard i Bajernit? Ja çfarë thotë vetë lojtari

Të shumta kanë qenë fjalët e merkatos se mbrojtësi francez i Shtutgartit, Benxhamin Pavard ka arritur marrëveshjen me Bajernin e Mynihut dhe se transferimi do të kryhej në verën e ardhshme. Por duke se gjërat nuk janë kështu. Këtë e ka pohuar vetë mbrojtësi francez teksa thotë:

271499-large

“Ju jeni gazetarë, të cilët e thoni këtë. Unë jam në Shtutgartin, jam mirë këtu. Është e vërtetë se Kupa e Botës erdhi më shpejt sesa pritej, askush nuk e priste, madje as unë. Kam pasur një plan në karrierë, ishte të qëndroja një sezon tjetër në Gjermani. Jam në një klub të madh gjerman, me tifozë fantastikë. Është një familje. Kjo është ajo që kam nevojë dhe jam shumë mirë në këtë klub. Pra, për tani unë nuk kam nënshkruar asgjë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"