Pavar drejt Interit, Bajerni nis nga puna për ta zëvendësuar me francezin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 13:54

Pavar drejt Interit, Bajerni nis nga puna për ta zëvendësuar me francezin e Milanit

Benzhamë Pavar shihet akoma dhe më afër Interit, me mbrojtësin francez që ka kërkuar të kalojë te zikaltrit.

pavard

Kështu Bajerni i Mynihut ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin dhe pse po bën çmos që Pavar të qëndrojë dhe për një sezon në “Allianz Arena”.

I pari në listën e bavarezëve është mbrojtësi i Milanit, Pierr Kalulu. Ai nuk pëlqehet më nga Stefano Pioli dhe për këtë arsye mund të jetë gati për një aventurë të re jashtë Italisë.

pierre-kalulu-inaction-2023-03-g-1050

Gjithashtu Tomas Tuhel pëlqen dhe Trevoh Çalobahn nga Çelsi, të cilin e ka pasur në skuadër kur drejtonte “Blutë”.

calobah

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"