Pauza e Botërorit/ Tirana zbret në fushë, kampionët e Shqipërisë miqësore ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 14:28

Pauza e Botërorit/ Tirana zbret në fushë, kampionët e Shqipërisë miqësore ndaj…

Tirana do të luajë një miqësore këtë fundjavë. Skuadra bardheblu ka vendosur që të luajë me Besën e Kavajës.

TIRANA 1

Takimi do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, ndërsa përballë veç dy skuadrave historike të Shqipërisë përballen edhe dy trajnerët që kanë drejtuar më shumë Tiranën.

Gugash Magani dhe Orges Shehi, i cili tani është në krye si trajneri me më shumë ditë në krye të bardhebluve. Shehi ka te Tirana gati dy vite.

Me bardheblutë ka 78 takime, ndërsa në Superiore, 68, duke grumbulluar 132 pikë, 39 fitore, 16 barazime dhe 13 humbje.

Golavarazhi i Tiranës është 110:50, me mesatarisht 1.87 pikë për ndeshje.

Shehi ka mundësi që të fitojë këtë sezon tre trofetë me bardheblutë që janë edhe kampionët e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"