Patushi i “tërheq veshin” Tiranës dhe zgjedh skuadrën më të kompletuar: Gabim me largimet e Kërçikut dhe Imamit, Kukësi një hap përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 19:33

Patushi i “tërheq veshin” Tiranës dhe zgjedh skuadrën më të kompletuar: Gabim me largimet e Kërçikut dhe Imamit, Kukësi një hap përpara

Ish-futbollisti i njohur i Tiranës në vitet 2000 Saimir Patushi fajëson Tiranën për largimet e dy mbrojtësve Eni Imami dhe Dorian Kërçiku.

analiza

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ish-kampioni bardheblu thekson se moszëvendësimi i tyre nga 24-herë kampionët e vendit gjatë merkatos së janarit është diçka e pafalshme.

Në vazhdim të intervistës, 43-vjeçari thekson se Kukësi është skuadra më e plotë në këtë sezon duke u kompletuar në të gjitha repartet, ndërsa fajëson Partizanin për mosgjetjen e një lojtari për pozicionin e Jasir Asanit, i cili aktivizohet tashmë me AIK-un në Suedi.

Kërçiku dhe Imami të larguar nga Tirana?  Të largosh Imamin dhe Kërcikun duhet të gjesh patjetër dy zëvendësues të tyre. Me Kërçikun ka përforcuar rivalin direkt. Me të mirat dhe të këqijat e këtyre lojtarëve, klubi duhet ta menaxhojë më mirë situatën. Tirana është për të qëndruar në vendin e parë, jo për të qëndruar në mesin e tabelës apo për të rënë nga kategoria. Duhet t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Mendoj se në këtë pjesë ata kanë gabuar.

kerciku

imami

Mavraj, Ajeti, Alla kandidatë për fanelën bardheblu? E kam thënë se në Shqipëri, Tirana për çdo futbollist është si Real Madridi. Mavraj dhe Ajeti me eksperiencën që kanë, përtej minutave që kanë luajtur, mund të bëjnë shumë punë Tiranës. Për sa i përket gjendjes së tyre fizike, ata duhet të konsultohem me mjekë apo drejtues të klubit. Do të ndihmonin shumë Tiranën për të fituar titullin kampion.

mavraj

Rivaliteti Kukës, Tirana dhe Partizani? Kukësi është një hap përpara për të fituar titullin. Kanë një grup me futbollistë cilësoe. Largimi i Asanit e ka dobësuar Partizanit. Ai ka qenë lojtar titullar dhe të mos gjesh dikë që ta zëvendësojë është vetëvrasje. Kukësi është skuadër më e konsoliduar se Partizani dhe Tirana”,  përfundoi prononcimin ish-futbollisti i 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Kukesi-Skenderbeu 1-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"