Patushi do pikët në Cërrik: Pres kthesën dhe korrigjimin e… shënjestrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 10:35

Patushi do pikët në Cërrik: Pres kthesën dhe korrigjimin e… shënjestrës

Burreli kërkon kthesën në Cërrik. Pas humbjes minimale me Bylisin, Saimir Patushi i bën llogaritë vetëm më fitoren. Luhet në transfertë dhe parashikohet sfidë delikate, e megjithatë trajneri është optimist. Këtë javë është ndalur gjatë tek ofensiva, e cila ka shpërdoruar jo pak. Numri një i pankinës evidenton se pikët tashmë varen nga finalizimi, ndaj pret më shumë kujdes nga sulmi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës matjane thotë:

Patushi-Saimir

“Ekipi është mirë nga ana fizike, pasi ka punuar gjatë gjithë javës. Jemi fokusuar në përmirësimin e repartit të sulmit në seancat stërvitore. Pra kemi punuar në çdo seancë stërvitore me rastet para porte dhe po korrigjohemi dita-ditës.

Ashtu siç e kam thënë, që në fillim, çdo kundërshtar ndaj nesh do të marrë vëmendjen maksimale, shoqëruar me respektim të sfiduesit. Besoj që jemi në rrugën e mbarë dhe në këtë përballje të rikthehemi te fitoret, të cilat varen më shumë nga finalizimi i aksioneve”.

Burreli ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në këto 6 javë, duke grumbulluar 8 pikë dhe pozicionuar në vendin e 8-të.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"