Pato: Rino e njeh mirë ambientin, derbin do e fitojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 22:00

Pato: Rino e njeh mirë ambientin, derbin do e fitojë…

Aleksandre Pato nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer te Milani, por thotë se bën vetëm batuta me Leonardon në këtë aspekt. Ai vlerëson punën e Gatuzos dhe thotë se tifozët e Milanit do ta duan Paketën.

dnx-j9awsaq9t_k

RIKTHIMI- “Kam marrë disa oferta nga Italia dhe nga skuadra të Serisë A, por gjithashtu edhe nga kampionate të tjerë në Europë. Do të shoh në fund të vitit se çfarë do të bëj. Milan? Jam shumë i lumtur për Milanin, për Paolon dhe Leon. Gjithashtu, më vjen mirë për tifozët, të cilët duan një Milan fitues. Për rikthimin kam pasur vetëm batuta me Leonardon, por unë flas shpesh me të. Leonardo ma ka treguar gjithmonë vlerësimin që ka për mua dhe unë për të. Unë kam një vit kontratë në Kinë dhe pastaj të shohim çfarë mund të ndodhë”.

DERBI- “Është një ndeshje e bukur. Interi është shumë i fortë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Do ta fitojë ekipi që shkon me mentalitetin e duhur dhe nëse e ka përgatitur mirë ndeshjen. Derbi i Milanos është një nga ndeshjet më të rëndësishme në Europë dhe e vështirë për t’u përgatitur. Dua t’i uroj fat Interit dhe Milanit”.

PAKETA-Ibra- “Ai është një lojtar i zoti. Këshilla ime është që të mësojë sa më shpejt italishten që të përshtatet sa më mirë me ambientin brenda dhe jashtë fushës. Tifozët e Milanit janë të mrekullueshëm dhe do ta duan. Ibra? Do të ishte bukur”.

GATUZO- “Rino e njeh mirë ambientin, madje në perfeksion. Njeh çdo cep të ‘Milanello’-s dhe është njeriu i duhur për të mbajtur të bashkuar këtë grup. Dua ta përqafoj nga larg. Është gjithmonë i përqendruar në punën që bën dhe nuk kisha dyshime që do të bënte gjëra pozitive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"