Pato drejt rikthimit në Serie A, gati të bashkohet me ish-trajnerin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 12:53

Pato drejt rikthimit në Serie A, gati të bashkohet me ish-trajnerin e Milanit

Protagonist i një sezoni rekordesh, Benevento e arriti shumë javë përpara mbylljes së sezonit garancinë matematikore për rikthimin në Serinë A dhe tani bën plane të mëdha për sezonin që e pret në elitë.Ibra Pato

Mes shumë emrave që po qarkullojnë këto ditët e fundit (Iturbe, Obi Mikel, Glik, Shyrrle dhe Zhervinjo), i shtohet edhe ai i një njohjeje të vjetër të Serisë A, Aleksandre Pato.

Sipas torinezes “Tuttosport”, Benevento ka identifikuar ish-sulmuesin brazilian të Milanit për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. 30-vjeçari, i cili sot luan te Sao Paulo në Brazil, është një njohje e vjetër e trajnerit Filipo Inzagi, me të cilin ishte shok skuadre në “San Siro”.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"