Pati zënkë të ashpër me Klaivertin, Barcelona shkarkon trajnerin e të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 17:16

Pati zënkë të ashpër me Klaivertin, Barcelona shkarkon trajnerin e të rinjve

Ish-portieri i Barcelonës, Viktor Valdes nuk është më trajneri  i skuadrës së 19-vjeçarëve të Barcelonës.

SPORT-PREVIEW-Victor-Valdes-and-Patrick-Kluivert

Valdes është shkarkuar nga detyra pas një zënke të ashpër me përgjegjësin teknik në sektorin e të rinjve, Patrik Klaivert edhe ky ish-lojtar i katalanasve.

Siç raportojnë mediat spanjolle, kjo zënkë ka ndodhur për shkak të humbjes së thellë, që Barcelona pësoi nga Interi U-19, me rezultatin 0-3, javën e kaluar.

Tashmë që Valdes nuk është më trajner, vendin e tij e ka zënë Frank Artiga, që vjen nga skuadra e dytë e të rinjve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"