Pati tension mes tij dhe Kontes, Sevija dhe Evertoni kërkojnë lojtarin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 12:36

Pati tension mes tij dhe Kontes, Sevija dhe Evertoni kërkojnë lojtarin e Interit

Matias Vesino nuk ishte pjesë e Interit, në ndeshjen që zikaltrit fituan ndaj Kaljarit, për Kupë. Përpara kësaj sfide, mesfushori uruguajan, kishte një problem në pulpë, ç’ka e komunikuan dhe mjekët e skuadrës.

matias vesino

Pas bisedës me mjekët, Vesino u largua nga qëndra stërvitore, por kjo nuk i pëlqeu Kontes, i cili e telefonoi atë dhe pati disa momente tensioni me të dyve, siç raporton “Corriere Dello Sport”.

Ndërkohë që po studion pistat e ndryshme në hyrje, Interi po mendon dhe për shitjet dhe njëri prej të sakrifikuarve do të jetë pikërisht Vesino.

vesino

Mesfushori uruguaian nuk konsiderohet më i pashitshëm dhe klube të ndryshme kanë trokitur në dyert e zikaltërve. Fillimisht janë interesuar Evertoni dhe Sevija, skuadra përkatësisht të Premier Ligës dhe La Ligës.

Megjithatë, së fundmi është hapur edhe pista “Lacio”, ku Interi e ka ofruar. Në selinë zikaltër ditën e djeshme ndodhej edhe menaxheri i lojtarit, Alesandro Luçi, i cili është shprehur se për momentin 24-vjeçari nuk lëviz: “Nuk kemi diskutuar absolutisht për lojtarë. Matiasi ndihet shumë mirë në Milano, tek Interi, hipotezat janë të gjitha në nivel mediatik”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"