Pati shumë largime, por “senatorët” mbajnë lart Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 20, 2020 | 20:23


Pati shumë largime, por “senatorët” mbajnë lart Pogradecin

Pas largimeve të shumta gjatë merkatos së verës u duk se Pogradeci do të humbiste shumë nga forca e tij si një ekip pretendent për ngjitjen në Superiore. Kujtojmë që nga liqenorët u larguan lojtarë me peshë, si Pere, Hidri, Berberi dhe Alillari, të cilët i janë bashkuar Dinamos.

Pogradeci

Edhe Ildi Shyti, tashmë pjesë e Egnatias është një largim i rëndësishëm, megjithatë Pogradeci ende qëndron në një nivel të kënaqshëm. E tregoi edhe në miqësoren e fundit me Korabin, duke shënuar katër gola dhe mbi të gjitha duke zhvilluar një lojë me nivel të lartë. Trajneri Ardjan Abazaj mbështetet te disa “senatorë” si kapiteni Jahaj, Hysnellari, Shkullaku, Liçkollari, Topllari dhe ndonjë tjetër.

Pogradecarët kanë bërë pak lëvizje gjatë merkatos, por sërish kanë një grup vërtet simpatik që me siguri do të jetë faktor në kampionat. Trajneri Abazaj është i bindur për këtë fakt, pasi beson shumë edhe te disa lojtarë të rinj, të cilët i ka aktivizuar edhe gjatë sezonit të kaluar, kur Pogradeci shkoi në ndeshje shtesë dhe u eliminua nga Besëlidhja. Pretendimet e liqenorëve janë sërish për të shkuar në “play off”, por këtë herë rivaliteti në Grupin B do të jetë më i fortë.

ROMEO XINXIFI-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com