“Pati interes nga Partizani kur isha te Maribori”, ish-lojtari i Kombëtares zbulon prapaskenat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:45

“Pati interes nga Partizani kur isha te Maribori”, ish-lojtari i Kombëtares zbulon prapaskenat e merkatos

Valon Ahmedi ka qenë një nga dëshirat e trajnerit Skënder Gega kur drejtonte Partizanin, por asokohe nuk bë e mundur që mesfushori me tipare sulmuese të largohej nga Maribori dhe të vishej i kuq. Këtë tentativë të verës së 2018-ës e ka konfirmuar edhe vetë 26-vjeçari, që po kalon një formë të mirë te Shkëndija e Tetovës.

valon ahmedi

“Profesor Gegën e kam pasur te moshat e Kombëtares, pati interes nga Partizani kur isha te Maribori, por nuk u realizua. Tani jam te Shkëndija dhe jam i lumtur”, u shpreh Valon Ahmedi për emisionin “Zona Gol”. Pas dështimit të bisedimeve me Partizanin, ish-lojtari i Kombëtares u transferua në Izrael te skuadra e Ironi Kiryat Shmona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"