“Pati frikë nga goditja e topit”, tifozët e Arsenalit “masakrojnë” sërish Xhakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 9:38

“Pati frikë nga goditja e topit”, tifozët e Arsenalit “masakrojnë” sërish Xhakën

Tifozët e Arsenalit duket se e kanë kapur me Granit Xhakën, kapitenin e tyre të ri, për problemet që kanë nisur sezonin e ri. Mesfushori përfundoi sërish në qendër të kritikave pas golit të MekTominejt në “Old Trafford”.

Xhaka vs Manchester

“Duket si kryeministri Xhonson, i cili u shmanget pyetjeve të Mbretëreshës”, shkruanin disa nga tifozët londinezë për atë tentativë që dukej si një ulje koke për të mos u tronditur nga silura që lëshoi mesfushori i “djajve”. Por profesionistët e morën në mbrojtje.

“Ndoshta topi vjen shumë shpejt. Unë do isha shumë i gëzuar ta kritikoja atë, por topi i kalon shumë shpejt”, tha ish-kapiteni i Junajtid, Roi Kin. Ndërsa komentatori tjetër i “Sky Sports”, Xhemi Karrager, shtoi: “Topi merr një fallco. Nuk e di përse, por nëse mendon se topi po të vjen në fytyrë, pse duhet ta ulësh kokën poshtë. Vendosja e duarve pas shpine me kokën poshtë nuk është gjëja e duhur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"