“Patëm qasjen e duhur”, mbrojtësi i Interit flet pas fitores në derbi: Rëndësi kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 9:20

“Patëm qasjen e duhur”, mbrojtësi i Interit flet pas fitores në derbi: Rëndësi kishte…

Interi ka gjetur gjithmonë mënyrën për të shënuar të paktën një gol në secilin nga tetë ndeshjet e fundit me Milanin, që i ka luajtur si skuadër pritëse.

darmian

Ecuria pasqyrohet edhe në rezultate, me zikaltrit që janë ndjekësi më i afërt i Napolit dhe kanë ende mundësi (matematikisht) për të tentuar titullin e 20- të në historinë e tyre.

Për një “ish” si Mateo Darmian, momenti është për të menduar për sfidën e radhës, e jo për të gjithë sezonin.

Duke folur pas suksesit në derbi, mbrojtësi i Interit deklaroi: “E prisnim të ishte e vështirë dhe ashtu rezultoi. Patëm qasjen e duhur dhe u futëm me shpirtin e duhur për të shënuar e për të fituar një ndeshje e cila kishte shumë rëndësi për ne dhe vijimësinë e sezonit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"