Pasuesi i Nejmarit, Barcelona ofertë “faraonike” për Dibalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 13:00

Pasuesi i Nejmarit, Barcelona ofertë “faraonike” për Dibalën

Është Paolo Dibala objektivi i Barcelonës, në rast se Nejmar do të largohet. Kjo e fundit duke se është e sigurt dhe drejtuesit e katalanasve po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Nejmar Jr

Lista është e gjatë, por duket se pretendentët kanë pësuar ndryshime. Dikur ishte Kutinjo i pari në listë, ndërkohë që në momentet e fundit ka fituar terren Paolo Dibala. Argjentinasi i Juventusit është një nga lojtarët që pëlqen Leo Mesi dhe “Pleshti” ka dhënë lejen për transferimin e tij.

dibala

Juventusi e konsideron të pashitshëm dhe nuk ka ndërmend ta lërë të lirë, por kjo nuk e pengon Barcelonën që të bëjë një ofertë në radhët e kampionëve të Italisë. Po mendohen 110 milionë euro, si një shifër joshëse për t’i bindur drejtuesit e bardhezinjve. Dibala tha pak ditë më parë se është Juventusi që vendos, edhe pse është i lumtur në Torino.

Dibala Juve 2016

Megjithatë, Alegri dhe stafi janë të qetë dhe mendojnë që Dibala nuk do të largohet. Fakti që sakrifikuan Bonuçin për numrin 21 do të thotë se ky i fundit ka disa detyrime për këtë vit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"