Pasuesi i Lerdës te Partizanit? Ja si përgjigjet Orges Shehi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:43

Pasuesi i Lerdës te Partizanit? Ja si përgjigjet Orges Shehi

Ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, nuk e ka mohuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”, se mund të jetë ai pasuesi i Franko Lerdës në stolin e Partizanit. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” dhe i pyetur nga moderatorja Daljana Sejdia në lidhje me zërat e fundit, Shehu i përgjigj:

Shehi

PASUES I LERDËS TE PARTIZANIT? Në futboll merkatoja e futbollistëve është 2 herë, kurse trajnerët e kanë merkaton e hapur. Unë për etikë dhe për respekt të të gjithëve, do të doja të mos flisja për këtë rast, për deri sa nuk është asgjë konkrete, mendoj që nuk ia vlen të flas.

ANALIZA E DERBIT – Njëri do ta humbiste ndeshjen, por fituam të gjithë ne nga ky derbi. Po t’i ndërroje titrat ishte ndeshje kampionati të huaj. Atmosfera e përkryer në derbi i duhet futbollit tonë. Është kartolinë .Futbolli jonë ka nevojë për ndeshje dhe atmosferë të tillë. Kjo për Partizanin ishte pikë kthese. Kur fitoi derbin e parë me Tiranë, Partizanin nuk kishte qëndrueshmëri.

Mori 9 ndeshje radhazi pozitive deri te Bylisi. Kur fiton derbin, ndikon te puna e ekipit. Ndeshja mund të dilte barazim, por Tirana kishte më shuë grintë , ego dhe dëshirë. Nuk e kisha parë ndonjëherë. M’u duk e zgjuar vendosja e Torasës. Në atë pozicion luante edhe te Partizani. Sakrifikoi shumë.

Partizani u kthye te skema me 5 mbrojtës që e pati dhe në fillim të kampionatit, por atëherë nuk i eci. Kishin 4 lojtarë që nuk kishin mjaftueshëm minuta. Edhe lënia në stol e dy sulmuesve ndikoi. Në futboll jo gjithmonë fiton taktika, por fiton dhe zemra e shpirti.Të jesh trajner i parë, ka shumë vështirë. Edhe ne po filluam punë si trajner, nuk na gjen më në studio.

Shprehja luajtëm me zemër duhet të hiqet nga qarkullimi. Lojtarët e kanë për detyrë të luajnë me zemër. Fatura nuk është vetëm e trajnerëve”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"