Pasojat e supersfidës/ Reagojnë vajzat e Ançelotit dhe Guardiolës, nga “ndjej siklet” te “masterklas”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 17:49

Pasojat e supersfidës/ Reagojnë vajzat e Ançelotit dhe Guardiolës, nga “ndjej siklet” te “masterklas”

Fitorja 4-0 e Mançester Siti ndaj Real Madrid ka sjellë shumë reagime në rrjetet sociale dhe ndër ata që kanë reaguar, kanë qenë edhe persona të afërm me protagonistët e pankinave në këtë duel, Karlo Ançeloti dhe Pep Guardiola. Katia Ançeloti dhe Maria Guardiola, vajzat e dy teknikëve, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë këndvështrimet e tyre, në mënyra plotësisht të ndryshme.

dfggdfdgdffgdg

Katias nuk i kishte pëlqyer aspak fakti që të atin e kishin kritikuar shumë ashpër për mënyrën se si ishte paraqitur Reali në ndeshjen e dyfishtë. Reagimet pas ndeshjes ishin negative, ashtu si edhe pyetjet e gazetarëve që e ngacmonin vazhdimisht italianin nëse e shihte këtë si ndeshjen e tij të fundit në Europë me Realin, duke aluduar për largimin.

dfgdfgdgdgdgf

“Ndjej siklet për shkak të nivelit të një lloj gazetarie sportive. Djali im 8-vjeçar do të bënte pyetje shumë më inteligjente. Po e korrigjon, djali im që është 5. Por vetëm sepse e vogla që është 18-muajshe nuk është ende në gjendje të flasë”, shkruante ajo në rrjete sociale, si reagim ndaj “masakrës” që po i bëhej në studio Ançelotit pas ndeshjes, duke harruar praktikisht se kishte fituar gjithçka me madrilenët gjatë vitit të fundit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Maria Guardiola, ishte shumë e entuziazmuar për suksesin e të atit. “Një tjetër masterklas futbolli. Jam shumë krenare për ty”, shkruante vajza e Guardiolës e cila është e njohur si influencer në rrjetet sociale.

gfdgdfgdfgdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"