Pasojat e miqësores me Leçen, Lushnja humbet mesfushorin Erlind Korreshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 12:03

Pasojat e miqësores me Leçen, Lushnja humbet mesfushorin Erlind Korreshi

Skuadra verdhejeshile vijon fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit. Lushnjarët kanë zhvilluar dy seanca stërvitore, në ditën e dytë të qëndrimit në qytetin liqenor. Lushnja ka bërë të vetin Hermes Shkulakun, pogradecarin 24- vjeçar, futbollistin që i shkaktoi humbjen e vetme Lushnjës, në sezonin e kaluar të Kategorisë së Parë.

Lushnja vs Lece

Afrimi i fundit i verdhejeshilëve, mesfushori me tipare sulmuese Hermes Shkulaku, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, shprehet: “E falënderoj Lushnjën për interesimin e shfaqur gjatë gjithë periudhës së verës. Kemi arritur marrëveshjen dhe jam shumë i kënaqur që do të luaj në Kategorinë Superiore me këtë skuadër. Jam shumë i motivuar për të justifikuar besimin që më është dhënë”.

Ndërkaq, në miqësoren me Leçen, verdhejeshilët humbën mesfushorin Erlind Korreshi. Mesfushori 30-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren ndërkombëtare dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën në Pogradec. Natyrshëm, atij i duhet një periudhë e gjatë rikuperimi. Tekniku i lushnjarëve Artan Bano është shprehur i shqetësuar për këtë dëmtim duke thënë se Lushnjës i duhet tashmë një mesfushor organizator.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"