Pasojat e eliminimit nga grupet e Botërorit, trajneri i kombëtares së njohur drejt shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:39

Pasojat e eliminimit nga grupet e Botërorit, trajneri i kombëtares së njohur drejt shkarkimit

Australia ka mposhtur dje pasdite Danimarkën me rezultatin 1-0 çka i mundësoi të kualifikohej në fazën e 1/8-ave. Goli i vetëm në këtë sfidë ushënua nga Leki në minutën e 60-të.

HJULMAND

Danezët tentuan tëreagonin gjatë të dyjave pjesëve, por nuk ia dolën dot. Falë suksesit të djeshëm, Australia renditet në vendin e dytë në Grupin D me 6 pikë me të njëjtën sasi pikësh si Franca e vendit të parë qëruajti pozicionin falë golavarazhit dhe ndeshjeve direkte.

Tekniku i “Kangurëve”, Graham Arnold, ka rrëfyer edhe”recetën” e suksesit të ekipit të tij:

“Tani mendojmë për ndeshjen e radhës. Nuk festojmë, nuk emocionohemi dhenuk përdorim rrjete sociale.

Duhet vetëm të pushojmë. Kështu bëmë pas fitores meTunizinë, e kështu do të vijojmë të sillemi deri në minutën tonë të fundit në Katar”.

DANIMARKA – Po aq objektiv edhe Kasper Hjulmand. Trajneri merr përsipër fajin e dështimit në këtë Kupë Bote dhe me gjasë nuk do të jetë më trajneri i Danimarkës. Pas ndeshjes ai deklaroi:

“Nuk mund të pretendosh të kualifikohesh pa fituar asnjë ndeshje. Duhet të kishim bërë më tepër, por tani është kohë reflektimesh dhe më duhet të vlerësoj pozicionin tim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"