Pasive në “betejë”, sportet e tjera heshtin edhe në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:22

Pasive në “betejë”, sportet e tjera heshtin edhe në finale

Shpesh është argumentuar që bëhet fjalë për një ligj i cili prek të gjitha sportet në vend. Në fakt, ky është thelbi, që kërkesat janë bërë në tërësi për sportet dhe jo vetëm për futbollin specifikisht.

Ylli-Fidel-Libohova-Liga-1

Mirëpo, nëse deri më tani futbolli dhe FSHF apo Liga u lanë si të braktisura dhe federatat e tjera nuk u bënë asnjëherë një zë i fortë dhe i fuqishëm mbështetës, kjo gjë nuk po ndryshon as në finale të këtij procesi.

Duke qenë se në ditët e fundit po deklarohet një atmosferë e qetë dhe miqësore mes palëve, pra ndërmjet pjesës së futbollit dhe asaj të qeverisë, sërish nuk ka një përshëndetje nga federatat e tjera. Pra, bojkoti u ndërpre dhe pritet realizimi i kërkesave, por as në këtë moment kur është si të thuash momenti i përfitimit, federatat e tjera të basketbollit, volejbollit, peshëngritjes etj., nuk janë ende të solidarizuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"