Pasioni për futbollin, lojtarët paguajnë vetë udhëtimin me furgon e autobus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2017 | 15:07

Pasioni për futbollin, lojtarët paguajnë vetë udhëtimin me furgon e autobus

Me ndeshjen e zhvilluar dje paradite në Kamzë mes Sopotit B dhe Shkëndijës së Tiranës ka nisur edhe java e fundit e fazës së parë të kampionatit të Kategorisë së Tretë. Ka qenë një ndeshje e baraspeshuar nga të dyja skuadrat, e qetë dhe pa shumë raste.

Sopoti B - Shkendija T

Pjesa e parë e takimit ka qenë më e bukur, ku skuadrat kanë shënuar. Fillimisht ka qenë një kombinim brenda zonës mes Menallës e Sulës dhe ky i fundit ka shënuar golin e parë për ekipin librazhdas. Në limitin e pjesës së parë skuadra e Shkëndijës ka barazuar me anë të Mishel Kitës, që ka qenë dhe lojtari më i mirë në këtë takim.

Sopoti meriton një vlerësim të veçantë për sakrificat që bëjnë lojtarët, ku më shumë se gjithçka tjetër kanë pasionin për futbollin. Për këtë ndeshje ata udhëtuan nga Librazhdi me shpenzimet e tyre, pasi Bashkia nuk ka mundur t’ua sponsorizojë të paktën udhëtimin. Ata kanë udhëtuar nga Librazhdi në Elbasan me një furgon të linjës dhe më pas kanë ardhur me autobus nga Elbasani në Tiranë. Përkundër kësaj, ekipi ka bërë paraqitje shumë të mira deri tani.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"