Pasime, zgjuarsi dhe sakrificë, ja arma sekrete e ringjalljes së Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 16:33

Pasime, zgjuarsi dhe sakrificë, ja arma sekrete e ringjalljes së Interit

Data ishte 11 shkurt kur Karamoh dhe Brozoviç luanin të dy nga minuta e parë. Francezi shënon një supergol dhe rrëmben duartrokitjet e stadiumit, ndërsa kroati largohet nga fusha e lojës mes fërshëllimave dhe duartrokitjeve të tij ironike për tifozët. Kanë kaluar 2 muaj dhe për herë të parë nga ajo kohë Spaleti aktivizoi sërish Karamoh-Brozoviç. Duket sikur ka kaluar një epokë…

milan inter

I PAPREKSHËM- Nga ajo pasdite e shkurtit, Brozoviç luajti kundër Xhenoas dhe Beneventos si në gjemba, por pastaj vendosi të rikthehej “Epik”. Kundër Napolit zbriti në mënyrë surprizuese titullar në mesfushën me dy bashkë me Galjardinin. Dhe nga ai moment deri tani, ai ka ndezur “dritën” dhe nuk e ka fikur më. Ka ndriçuar mesfushën e Interit, e cila vuante të gjente mekanizmat e duhura.

Perisic, Brozovic

Dhe kur Brozoviç nuk ka qenë (kundër Atalantës për skualifikim), skuadra e ndjeu mungesën e tij. Aq sa përpara ndeshjes me Kaljarin trajneri zikaltër, i cili nuk nxjerr asnjëherë informacione për formacionin tha: Brozoviç do të jetë.

NË REGJI- Ndaj Kaljarit u rikthye në vendin e tij, duke interpretuar në mënyrë perfekte rolin e “regjisorit”. Por, jo vetëm klas, tregoi edhe muskujt dhe u sakrifikua në momentin që Galjardini u largua prej dëmtimit. Spaleti kishte një mesfushë me “këmbë të zgjuara”, pasi aktivizoi Borha Valeron.

879158238

Kroati Brozoviç ishte gjithmonë gati duke u bërë pikë referimi për skuadrën. Në një moment mori duartrokitjet e tifozëve të pranishëm. Për më tepër, ai gol vulosi mbrëmjen e bukur dhe momentin fantastik që po kalon kroati. Tani humbet më pak topa, është më i sigurt dhe  mbi të gjitha i qetë. Brozoviç 2 është ai që Interi ka pritur gjithë këtë kohë.

Dhe ta mendosh që në merkaton e janarit u bë gati të fluturonte drejt Sevijës. Për fatin e mirë të zikaltërve, është ende aty. Një armë më shumë për garën e Champions-it.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"