Pasi zbuluan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë, boksieri dhe modelja shqiptare do bëjnë dasmë! Ja data dhe vendi ku do zhvillohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 18:04

Pasi zbuluan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë, boksieri dhe modelja shqiptare do bëjnë dasmë! Ja data dhe vendi ku do zhvillohet

Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja, po përjetojnë momentet më të bukura të jetës së tyre.

robin-krasniqi-500x351

Çifti i famshëm, që bënë publike romancën pak muaj më parë, më 15 mars i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.

Ndërsa më 1 prill zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më jep dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!”– shkroi ai krahas disa imazheve të ekos së bebit.

Tani mësohet se modelja dhe boksieri kanë vendosur të bëjnë dasmën. Burime për gazetën Telegrafi thanë se çifti do martohen më 5 maj në një restorant të njohur në Prishtinë.

robin-krasniqi-marigona-krasniqi-5-500x625 robin-krasniqi-marigona-krasniqi-2-500x625 robin-krasniqi-marigona-krasniqi-4-500x625

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"