Pasi mundën Partizanit, tek Kukësi presin rrogat. Ndaj Laçit rikthehet Alla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 17:34

Pasi mundën Partizanit, tek Kukësi presin rrogat. Ndaj Laçit rikthehet Alla

Fitorja ndaj Partizanit ka sjellë qetësinë në klubin kuksian, pasi tri pikët ndaj një rivali direkt do të thonë shumë. Mbas kësaj fitoreje futbollistët presin rrogat e janarit. Presidenti Gjici pritet të japë “OK”-in që para ndeshjes me Laçin, lojtarët të jenë shlyer. Para sfidës me të kuqtë ishte thënë se nga rezultati i këtij takimi vareshin edhe dhënia e rrogave. Duke ditur se situata është pozitive, pagat pritet të kalohen pa asnjë pengesë.

kukesii

Kukësi pret në ndeshjen e radhës Laçin në “Zeqir Ymeri”, ku verilindorët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Gara me Flamurtarin për vendin e dytë është e fortë dhe një gabim i verilindorëve mund t’u kushtojë shumë këtyre të fundit. Trajneri Pakult pritet që të ketë të gatshëm Albi Allën në mbrojtje, i cili është një lojtar i rëndësishëm për ekipin kuksian. Lajm i keq është mungesa dhe këtë javë e Shametit, si dhe e Elis Bakajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"