Pasi e mundi, Bajerni e tall Arsenalin në “Twitter” (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2017 | 12:32

Pasi e mundi, Bajerni e tall Arsenalin në “Twitter” (FOTO)

Në gjashtë sezonet e fundit është bërë e zakonshme që Arsenali të eliminohet nga Liga e Kampioneve menjëherë sapo kalon fazën e grupeve. Në dy nga këto raste ”Topçinjtë” e kanë pësuar nga Bajerni i Mynihut, dhe duket se historia do të përsëritet edhe sivjet.

Bajern - Arsenal 5-1

Fitorja e mbrëmshme 5-1, përveçse i afron bavarezët me çerekfinalet, është një rezultat interesant për historikun e përballjeve mes këtyre skuadrave. Bajerni dhe Arsenali u ndeshën edhe sezonin e shkuar në fazën e grupeve dhe, e gjeni dot si përfundoi takimi i 4 nëntorit 2015 në “Alianc Arena”? 5-1 për të zotët e shtëpisë.

Duke marrë këtë fakt, gjermanët – të cilët dallohen për sens humori në komunikim në “Twitter” – nuk kanë lënë t’u shpëtojë rasti për të thumbuar rivalët londinezë. Fill pas ndeshjes, klubi nga Mynihu e “falënderoi” Arsenalin duke publikuar në rrjetin social një foto nga fitorja e 2015-s dhe duke i lënë takim vitin e ardhshëm për ta vazhduar traditën.

Bajern - Arsenal Twitter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"