Pasi dogjën dhe thyen selinë e klubit, tifozët e skuadrës së njohur e pësojnë rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 19:43

Pasi dogjën dhe thyen selinë e klubit, tifozët e skuadrës së njohur e pësojnë rëndë

Tetë nga 14 personat e përfshirë në incidentet e dhunshme që ndodhën në qendrën stërvitore të skuadrës së Marsejës të ditës së shtunë, u mbajtën në paraburgim.

marseja

Gjyqi u shty për 24 shkurt. Situata degjeneroi gjatë një proteste nga tifozët e skuadrës marsejez me disa prej tyre që hynë në selinë e klubit dhe madje arritën në dhomat e zhveshjes.

Një situatë që çoi në shtyrjen e ndeshjes së kampionatit ndaj skuadrës së Ren, e planifikuar që të zhvillohej të shtunën në stadiumin “Velodrome” me fillim nga ora 21:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"