Pas vuajtjeve te Sopoti, kamerunasi Tadjong “mbush barkun” në Pukë dhe mbijeton (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 21:59

Pas vuajtjeve te Sopoti, kamerunasi Tadjong “mbush barkun” në Pukë dhe mbijeton (VIDEO)

Para disa muajsh “Panorama Sport” denoncoi trajtimin aspak njerëzor të futbollistit kamerunas Janot Tadjong te klubi i Sopotit të Librazhdit. Vetë Tadjong tregoi për gazetën se librazhdiotët nuk e kishin paguar prej muajsh dhe ai po mbijetonte falë ndihmës së shokëve të skuadrës pasi nuk kishte të ardhura as për t’u ushqyer.

Janot tadjong

Në merkaton e janarit kamerunasi u transferua te Tërbuni i Pukës, një skuadër ku mesa duket gjeti rehati të paktën nga ana e të ushqyerit normalisht. Këtë e tregon një video që ai vetë ka postuar në profilin e tij në Facebook teksa drekon në një restorant të Tiranës.

Edhe fati në aspektin sportiv duket se ndoqi Tadjongun që ra pre e një padrejtësie, teksa Tërbuni, skuadra e tij e re, mbijetoi në Kategorinë e Parë, ndërsa Sopoti, skuadra ku ai vuajti jo pak, u rrëzua në Kategorinë e Dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"