Pas thashethemeve për një romancë me Megi Pojanin, rrëfehet për herë të parë Endri Çekiçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 14:50

Pas thashethemeve për një romancë me Megi Pojanin, rrëfehet për herë të parë Endri Çekiçi

Endri Çekiçi si rrallë herë ka folur për karrierën e tij futbollistike por edhe jetën private.

Endri Çekiçi: Uellsi dhe Çekia do të na tregojnë ku jemi | SuperSportI ftuar te “S’e kam me ty” ai u ngacmua edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin. Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

Përkundër shumë detajeve që i kanë nxjerr zbuluar dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen e tyre. Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një romancë së bashku.

Kjo pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan para disa kohësh foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

  
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"