Pas Ternanës, Partizani konfirmon edhe miqësoren e dytë në tokën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 16:28

Pas Ternanës, Partizani konfirmon edhe miqësoren e dytë në tokën italiane

Pas Ternanës, Partizani ka konfirmuar edhe miqësoren e dytë në tokën italianë. Në datën 17 gusht “demat” e kuq do të përballen me ekipin e Vasteses që militon në Serinë D.

Partizani

Lajmi është bërë publik nga klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare pak orë më parë. Takimi miqësor është përcaktuar të zhvillohet në orën 20:00 dhe hyrja për tifozët do të jetë me bileta. Në tribunën qendrore bileta kushton 10 euro ndërsa në tribunat e tjera 6 euro.

Miqesorja

Për sa i përket miqësores ndaj Ternanës ajo është planifikuar të zhvillohet në datën 19 gusht. Pritet që Partizani të gjeje edhe ndonjë kundërshtar tjetër për të testuar gjendjen e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"