Pas skuadrave shqiptare në Europë, Panuçi takon trajnerët e kombëtareve të moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 19:22

Pas skuadrave shqiptare në Europë, Panuçi takon trajnerët e kombëtareve të moshave

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka zhvilluar sot një takim me trajnerët e përfaqësueseve kuqezi të moshave ku është prezantuar me ta dhe ka diskutuar në lidhje me bashkërendimin e punës për të vënë të gjitha skuadrat në shërbim të ekipit të parë. Italiani ka nisur tashmë nga puna, teksa në dy ditët e kaluara ndoqi nga afër ndeshjet e Kukësit dhe Skënderbeut në kompeticionet europiane.

panuci duka3

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në një prononcim të dhënë për mediat u shpreh:

“Në fund të fundit janë të gjithë një skuadër, që kanë një qëllim të vetëm: të përgatisin sa më mirë lojtarët për ekipin e parë. Ky është një projekt i nisur më herët, prej trajnerit të mëparshëm dhe që do të vazhdojë edhe tani.

Trajneri i ri u prezantua me trajnerët aktualë, ndërsa mënyra e punës nga kombëtarja e 15-vjeçarëve deri në ekipin e parë të jetë pak a shumë e njëjtë që lojtarëve t’u nevojitet sa më pak kohë për adaptimin. Gjithashtu u diskutuan edhe problematika të ndryshme që kanë ekipet për mbarëvajtjen e punës.”

Duka ka folur edhe në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të ri teknik të ekipeve kombëtare duke thënë:

“Kemi pasur disa të intervistuar, por ende nuk kemi përcaktuar një emër. Kështu që do të vazhdojmë të kërkojmë një emër të ri.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"