Pas shkëlqimit me Kombëtaren, Asllani do të pushtojë Interin/ Kalendari i ngjeshur dhe dëmtimet favorizojnë Kristjanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 20:21

Pas shkëlqimit me Kombëtaren, Asllani do të pushtojë Interin/ Kalendari i ngjeshur dhe dëmtimet favorizojnë Kristjanin

Objektivi i Kristjan Asllanit është të fitojë Interin. Me këtë fjali e ka nisur shkrimin e saj për mesfushorin e përditshmja italiane “Tuttosport”, ku ka analizuar momentin e tij. Elbasanasi vjen nga një ndeshje e luajtur me Kombëtaren shqiptare në nivele shumë të larta, gjatë së cilës e vuri Poloninë në vështirësi të mëdha, pavarësisht humbjes, duke luajtur si mesfushor i avancuar dhe duke demonstruar fleksibilitet taktik.

asllani-2

Me zikaltrit këtë vit, 21-vjeçari ka gjetur pak paraqitje dhe pak hapësirë, aq më pak që nga rikthimi i Marselo Brozoviçit dhe me Simone Inzagin që disa herë preferoi Galjardinin para tij si zëvendësues gjatë ndeshjeve. Ish-mesfushori i Empolit ama shpreson për një finale sezoni ndryshe.

ASLLANI NË KËRKIM TË RINISJES – Një premtim në sezonin tek Empoli, goli në “San Siro” kundër Interit, vizioni i lojës dhe cilësia në këmbë që i bindi Marotën dhe Auzilion ta blejnë verën e kaluar, për t’i dhënë Inzagit një alternativë të vlefshme në mesfushë. Pas një fillimi disi të ndrojtur, me kalimin e ndeshjeve fitoi besim dhe filloi të tregojë pikat e tij të forta.

asllani

Por pas dëmtimit të Brozoviçit, Çalhanoglu mori regjinë, edhe pse Asllani ishte blerë me qëllimin kryesor për të zëvendësuar kroatin. Një intuitë efektive ajo e trajnerit zikaltër, me turkun që u paraqit shumë mirë mes dy mesfushorëve Barela dhe Mikhitarian. Megjithatë, Asllani pati rastin të mbahet mend gjatë nga tifozët zikaltër në atë sfidë Barcelona-Inter, në grupet e Champions League.

Ndeshja inkandeshente në “Camp Nou” përfundoi 3-3, por mesfushori shqiptar pati mundësinë t’i jepte skuadrës së tij fitoren në minutat finale, një shans, megjithatë, i humbur bujshëm. Në total, Asllani ka pasur vetëm 556 minuta në 20 paraqitje me fanellën e zikaltërve, shumë më pak se çfarë mund të imagjinohej në fillim të sezonit, veçanërisht me dëmtimin e gjatë të Brozoviçit.

-kristjan-asllani-inter-2022-2023-1660304088-90074

Tani, megjithatë, një mundësi e re po shfaqet në horizont për të, me dëmtimin e Çalhanoglusë në ndeshjen e fundit. Asllani mund t’i krijojë vetes një hapësirë të rëndësishme në muajin prill plot me takime thelbësore mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve.

Dhe kush e di, pavarësisht gjendjes së Çalhas, turku mund të mos jetë në gjendje të luajë më në mënyrë të qëndrueshme duke pasur parasysh 9 ndeshjet që i presin zikaltrit në 30 ditët e ardhshme, me Inzagin që ndoshta do të tregojë se ka ardhur koha t’i besojë Asllanit.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"