Pas shitjeve radhën e kanë blerjet, Barcelona gati të bëjë tentativën e fundit për Lautaron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:19

Pas shitjeve radhën e kanë blerjet, Barcelona gati të bëjë tentativën e fundit për Lautaron

Barcelona do bëjë tentativën e fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Pas muajsh negociata mes katalanasve dhe zikaltërve, momenti i së vërtetës ka ardhur.

Lautaro goli

Barcelona ka qenë e qartë, që asnjë lojtar i ri nuk do vijë pa u larguar më parë lojtarët e padëshiruar. Në ditët e fundit nga katalanasit janë larguar Semedo, Vidal dhe Suarez, dhe kjo lejon që Barcelona të përpiqet të firmosë me Lautaron. Gjitashtu edhe me largimin e Artur Melos dhe Rakitiçit të ardhurat financiare janë rritur, dhe Barcelona mund të tentojë afrimin e Lautaro Martinezit.

Interi e vlerëson sulmuesin 100 milionë euro dhe sipas “Marca”, Barcelona do bëjë një tentativë të fundit për argjentinasin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"