Pas sherrit Shakira ndalon fëmijët t’i flasin nënës së Pikesë, çfarë po ndodh pas divorcit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 11:38

Pas sherrit Shakira ndalon fëmijët t’i flasin nënës së Pikesë, çfarë po ndodh pas divorcit

Ndarja e Shakirës dhe Zherard Pikes, ishte një ndarje e dy personave pas më shumë se 10 vitesh lidhje.

Përveç faktit që tani në rrjet komentohet gjithçka rreth tyre ka edhe diçka që askush ndoshta nuk pasur deri tani një përgjigje, si ndihen prindërit e dy protagonistëve të kësaj historie.

Sipas informacioneve të revistës Lecturas, Montserrat Bernabeu, tani po vuan sepse nipërit e saj nuk e quajnë më gjyshe.

“Nëna e Pikes, e shkatërruar nga lufta e nisur nga Shakira”, e titullon si ekskluzive informacionin që ata e trajtojnë dhe shton: “Siç u konfirmua për revistën Lecturas nga rrethi i saj, Dr. Montserrat Bernabeu luftoi deri në fund që djali i saj dhe Shakira të pajtoheshin.

Sot ajo ka kthyer faqen dhe vuan vetëm për nipërit e saj, të cilët nuk i thonë më gjyshe”. Nëse situata ishte tashmë e ndërlikuar, me hitin e Shakira dhe Bizarrap, në të cilin ajo madje i referohet mamasë së Zherardit kur thotë “Më latë si fqinj me vjehrrën”, ajo ishte gjithmonë e vetëdijshme dhe përpiqej që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.

Ishte Shakira ajo që para disa ditësh në ballkonin e saj vendosi një kukull shtrigë të zezë dhe luante me volum të lartë këngën e re dhe shqetësonte shumë prindërit e Pikque të cilët i ka edhe fqinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"