Pas polemikave me Taren te Lacio, Bielsa rikthehet tek ish-skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2016 | 21:17

Pas polemikave me Taren te Lacio, Bielsa rikthehet tek ish-skuadra

Marko Bielsa pritet të firmosë një kontratë me klubin e Olimpik Marsejës. Sipas “France Football” palët kanë rënë dakord, por zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet më datë 28, ose 29 gusht.

200455557-3684b408-5e1e-49f2-9a24-697c8ecc3d43Pasi u përfol në Itali si trajner i Lacios, apo në drejtimin e mundshëm të Kombëtares argjentinase, Bielsa rikthehet se ish-skuadra e Marsejës.

Trajneri argjentinas rreth një muaj më parë u bë protagonist për refuzimin e ekipit të Lacios në Serinë A.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare tha në atë periudhë se fillimisht kishte rënë dakord me teknikun në Romë, por pas udhëtimit në Argjentinë Bielsa kishte ndryshuar qëndrim.

igli tare

Tare e akuzoi Bielsën për qëndrime me dy standarde, pasi me të kishte biseduar edhe për afrimin e Arlind Ajetit, por largimi i tij duket se ndryshoi edhe planet e mbrojtësit kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"