Pas përforcimeve në mbrojtje, trajneri i Flamurtarit i “shkel syrin” 2 mesfushorëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 17:30

Pas përforcimeve në mbrojtje, trajneri i Flamurtarit i “shkel syrin” 2 mesfushorëve të Tiranës

Flamurtari ka mbetur pa mesfushë. Pas largimit të hershëm të Hair Zeqirit dhe më të fundit të Donjet Shkodrës dhe Bruno Telushit, ky repart ka mbetur i boshatisur. Kuqezinjtë janë në hall të madh, ndaj edhe drejtuesit dhe trajneri kërkojnë që afrimet të nisin pikërisht duke plotësuar vendet vakante.

Telushi gol Luftetarit 1

I vetmi futbollist në dispozicion mbetet Haxhi Neziraj, por edhe ky i fundit ende nuk dihet nëse do të qëndrojë apo jo në Vlorë. Në kushte të tilla, Flamurtari ka nisur menjëherë negociatat për merkaton në hyrje. Tashmë janë “piketuar” lojtarët, të cilët shihen si të duhurit për të forcuar kuqezinjtë.

Shpetim Duro Flamurtari stervitje

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për dëshira, pasi klubi ka hedhur hapa konkretë, duke bërë edhe oferta zyrtare. “Panorama Sport” zbulon se kuqezinjtë e kanë përqendruar “gjuetinë” te Tirana, ekip që sapo ka rënë nga kategoria. Ata do tentojnë që t’i rrëmbejnë dy nga lojtarët më të mirë që bardheblutë kanë në dispozicion, pikërisht Asion Dajën dhe Erando Karabecin.

karabeci daja

Që të dy janë njohje të vjetra të Shpëtim Duros dhe është pikërisht ai që i ka në plan. I pari ka qenë një “bast” i trajnerit që në krye të herës, kur drejtonte Partizanin. Sakaq, i dyti është një element që Duro e ka kërkuar në çdo merkato.

Por nuk janë të vetmit që janë kontaktuar, pasi në listën e synimeve është edhe një tjetër mesfushor. Edon Hasani, i cili ka qenë pjesë e Kukësit.

hasani

Shkodrani është i lirë në treg, ndaj nuk ka kurrfarë pengese. Në të njëjtën situatë është edhe Karabeci, të cilit i ka skaduar kontrata. Ndryshe është gjendja e Dajës, i cili edhe këtë vit është i bardhebluve. Flamurtari e ka bërë hapin e vet, tashmë u mbetet lojtarëve që të japin përgjigje.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"