Pas përballjes me Turqinë, FSHF zyrtarizon edhe dy miqësore të tjera për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2017 | 14:06

Pas përballjes me Turqinë, FSHF zyrtarizon edhe dy miqësore të tjera për kuqezinjtë

FSHF ka zyrtarizuar edhe dy miqësore të tjera pas asaj që Kombëtarja A do të luajë më 13 nëntor në Antalja kundër Turqisë.

kombetarja_u21

Më datë 10 nëntor Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore në “Selman Stërmasi” kundër Irlandës së Veriut.

Ndërkohë më 14 nëntor në Tbilisi, Shqipëria U-20 do të përballet me Gjeorgjinë U-20.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"