Pas ndërrimit nga jeta të ish-mbrojtësit, Tirana mesazh ngushëllimi: Nderime për figurën e kapitenit tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 17:04

Pas ndërrimit nga jeta të ish-mbrojtësit, Tirana mesazh ngushëllimi: Nderime për figurën e kapitenit tonë

Pas lajmit të vdekjes së mbrojtësit të njohur dhe kapitenit të klubit të Tiranës gjatë viteve 70-80, Seit Hyseni, ka reaguar klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ku shkruan mesazh ngushëllimi për ish-lojtarin e saj.

seiti

POSTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Seit Hyseni. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish kapitenit të Tiranës në vitet ‘70 ‘80. #prehunëpaqeSeitHyseni”

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"