Pas Mylerit Bajerni gati të rinovojë dhe me dy futbollistët e tjerë, ja situata e Nojerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:03

Pas Mylerit Bajerni gati të rinovojë dhe me dy futbollistët e tjerë, ja situata e Nojerit

Bajerni po punon të rinovojë kontratat e dy futbollistëve të tij David Alabasë dhe Tiago Alkantarës.

C9IPF8XXkAA5rYB

Sipas medias gjermane “Bild”, i pari që do të vazhdojë bashkëpunimin është mbrojtësi austriak, i cili pëlqehet nga Real Madridi dhe Barcelona, më pas është radha e spanjollit Alkantara.

Për sa i përket portierit dhe kapitenit Manuel Nojer, klubi ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me gardianin gjerman, i cili ka kërcënuar me largim nga skuadra bavareze nëse nuk i garantohet vendi i titullarit. Ndërsa vazhdimi i qëndrimit të porterit të Gjermanisë në “Alianz Arena” kushtëzohet edhe nga fati i kolegut bashkëkombas të Barcelonës Mark-Andre Ter Shtegen, i cili edhe ai po pret përgjigje përfundimtare nga drejtuesit katalanas për të ardhmen tij.

Nojer

Kujtojmë që me Bajernin rinovoi deri në vitin 2023 futbollisti Tomas Myler, ndërsa tekniku Hans Flik u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"