Pas Mbapesë PSG humb një tjetër titullar, në dyshim për ndeshjen ndaj Atalantës në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 19:04

Pas Mbapesë PSG humb një tjetër titullar, në dyshim për ndeshjen ndaj Atalantës në Champions

Ka raportime në Francë se Marko Verrati do mungojë për skuadrën e PSG-së në ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve. Sipas “RMCSport” mesfushori ka pësuar një dëmtim në një ndeshje stërvitore pasi është përplasur me një lojtar tjetër.

Marko Verrati

Nëse do konfirmohet kjo do ishte një tjetër goditje e rëndë për PSG pas dëmtimit të mëparshëm të Kilian Mbapesë. Verrati u shpall lojtari i ndeshjes në finalen e fituar ndaj Lionit.

Ndeshja e Championsit kundër Atalantës është e programuar me 12 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"