Pas Mauro Ikardit, tani dhe Vanda Nara “tërbon” tifozët e Interit. Shikoni se çfarë ka bërë modelja argjentinase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 23:45

Pas Mauro Ikardit, tani dhe Vanda Nara “tërbon” tifozët e Interit. Shikoni se çfarë ka bërë modelja argjentinase

Vanda Nara, bashkëshortja e Mauro Ikardit, ndjek shembullin e partnerit të saj pas ndeshjes së gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit, sfidë që ishte vendimtare për bardhezinjtë të cilët shkuan në finale.

ikardi

Ish-sulmuesi dhe kapiteni zikaltër në rrjetin social “Instagram” i ka bërë një pëlqim mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuçit ku skuadra bardhezi po festonte në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Interit.

Një pëlqim që provokon ish-tifozerinë e tij, por dhe bashkëshortja Vanda Nara me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka provokuar interistët me një foto ku shkruan

“Sot gjithçka e bardhë, dhe unë me të zeza.”

Një provokim që lidhet me Juventusin dhe tifozët e Interit nuk munden ta kapërdijnë aq lehtë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"