Pas Ksavit dhe Shnajderit, edhe ish-futbollisti i Interit shkon në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 13:39

Pas Ksavit dhe Shnajderit, edhe ish-futbollisti i Interit shkon në Katar

Samuel Eto nuk i ka dhënë ende fund futbollit të luajtur. Pasi ka shëtitur gjithë Europën ai së fundmi ka nënshkruar me Qatar Sports Club dhe do të luajë në të njëjtin kampionat me Ksavin dhe Shnajderin.

etoo

Me të dy futbollistët Eto ka qenë shok skuadre, përkatësisht te Barcelona dhe te Interi. Kamerunasi ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me të dyja ekipet. Vitin e fundit ai ishte pjesë e kampionatit turk. Katari do të jetë vendi organizator i Botërorit 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"