Pas humbjes 12-0 në ndeshjen e parë, Sopoti bojkoton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 14:32

Pas humbjes 12-0 në ndeshjen e parë, Sopoti bojkoton Kupën e Shqipërisë

Ndeshja e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Sopotit, e planifikuar për t’u luajtur sot në orën 15:30, nuk u zhvillua.

Sopoti stervitje

Skuadra nga Librazhdi nuk u paraqit në Kamëz për takimin e sotëm duke bojkotuar Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit dolën të vetëm në fushw dhe qëddnruan aty për disa minuta duke respektuar rregulloren derisa gjyqtari sinalizoi për kthimin e tyre në dhomat e zhveshjeve.

Takimi i parë përfundoi me shifrat rekord 12-0 për Laçin, ndaj librazhdiotëve nuk u ka mbetur më aspak dëshirë për të respektuar kompeticionin e Kupës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"