Pas Hoxhës, rinovon edhe Raçiç me Partizanin, të dy do përfitojnë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2015 | 17:19

Pas Hoxhës, rinovon edhe Raçiç me Partizanin, të dy do përfitojnë më shumë

partizaniDrejtuesit e Partiza nit janë an gazhuar maksimalisht në merkaton e verës. Përveç afrimit të lojtarëve të rinj, paralelisht po punohet edhe me rinovimin e kontratave të futbollistëve të skuadrës së edicionit të fundit. Klubi, me anë të faqes zyrtare në “Facebook”, ka njoftuar rinovimin e kontratës së portierit Alban Hoxha dhe sulmuesit Stevan Raçiç.

Risia në këtë lajm të dhënë dje nga klubi ishte rinovimi i sulmuesit serb, i cili lakmohej edhe nga skuadra të tjera, pasi për portierin Hoxha akordi është arritur prej kohësh. “Alban Hoxha dhe Stevan Raçiç kanë rinovuar bashkëpunimin me 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Të dy lojtarët, ashtu siç dhe klubi kishte paralajmëruar më parë, kanë vendosur të jenë pjesë e të kuqve dhe asnjë ekipi tjetër në Shqipëri. Pas takimit me presidentin Demi, palët kanë rënë dakord të firmosin rinovimin e kontratave të reja”, kështu njoftonte dje klubi kryeqytetas nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”. Para kësaj dyshe, me të kuqtë ka rinovuar edhe Emiljano Vila…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"