Pas Gashit edhe Hyka në garë për “Golin e javës” në MLS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2017 | 17:06

Pas Gashit edhe Hyka në garë për “Golin e javës” në MLS

Shkëlzen Gashi fitoi një javë më parë votimin për “Golin e javës” në kampionatin amerikan të futbollit, ndërsa këtë radhë, të njëjtin fat mund ta ketë edhe Jahmir Hyka.

hyka

Goli i shënuar nga mesfushori i San Hoze Ërthkuejks ndaj Dallasit në fundjavë vlerësohet si një nga 5 më të bukurit e javës, ndaj Hyka është përfshirë në votimin që mbyllet të mërkurën në darkë.

hyka

Rivalë të tij janë Xhovani Dos Santos, Ola Kamara, Bredli Rajt-Filips dhe Miguel Almiron. Ky i fundit kryeson për momentin votimet me mbi 40% të votave, ndërsa Hyka ka siguruar rreth 20% të votave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"