Pas ftesës nga Kombëtarja, skuadra e Serisë A interesohet për Ndojin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 19:21

Pas ftesës nga Kombëtarja, skuadra e Serisë A interesohet për Ndojin

Emanuele Ndoji ishte një prej risive të listës së trajnerit Kristian Panuçi në grumbullimin e fundit. Mesfushori i Breshias u ftua nga Kombëtarja U-21 në përfaqësuesen e madhe. Megjithëse mesfushori nuk pati mundësi që të zbriste asnjë minutë në fushën e lojës gjatë këtyre dy ndeshjeve përballë skuadrave kampione bote, në adresë të tij ka nisur interesimi nga skuadrat e Serisë A.

Ndoji foto

Sipas mediave italiane, Bolonja ka intensifikuar kërkimet dhe interesimin rreth shqiptarit, për të tentuar afrimin e tij në Serinë A që në merkaton e janarit. Mesfushori është një ndër lojtarët titullarë të Breshias në Serinë B, ndonëse është ende i ri në moshë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"