Pas “fërkimit” në rrjetet sociale me komente ironizuese, Eva Murati e Rike Roçi përballen live

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 21:06

Pas “fërkimit” në rrjetet sociale me komente ironizuese, Eva Murati e Rike Roçi përballen live

Një foto e postuar në një profil fals ne rrjetet sociale, per tifozet seksi ku dukej Rike Roci me kusheriren e saj, ka shkaktuar debate mes saj dhe moderatores Eva Murati.

rike roci eva murati

Në profilin falco të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, u postua një foto e Rike Roçit me mbishkrimin: Ja përse na mungon Shqipëria këtë Botëror. Por Murati, pas kesaj fotoje bëri një postim ironizues në Instagramin e saj.

“Nuk di ta marr për kompliment apo…”, shkruante Eva Murati.

5b4b6da174c72eva murati story

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rikes, e cila e ka keshilluar moderatoren se thjesht duhet ta marrë si kompliment.

5b4b6db4a10e0rike roci insta

Mbrëmjen e djeshme ajo ishin të ftuara në ‘Top Arena’ ku u përballën për herë të parë live dhe dhane mendimet e tyre.

“Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave”, tha Murati, teksa bukuroshja Roci u shpreh se nuk ishte dakord me mendimin e Evës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"