Pas Europianit shtyhet edhe Copa America, Koronavirusi i nxjerr blof të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 21:34

Pas Europianit shtyhet edhe Copa America, Koronavirusi i nxjerr blof të gjithë

Kush ishte përgatitur për të ndjekur Europianin apo Copa Amerika këtë vit, me siguri ka mbetur i zhgënjyer. Koronavirusi i ka nxjerr blof të gjithë.

copa-america-euro-2020

Pas shtyrjes së Europianit për në vitin 2021, organet përkatëse vendosën që të shtyjnë edhe Kupën e Amerikës, duke iu prishur kështu planet televizioneve në mbarë botën, që kanë reklamuar me të madhe këto 2 turne prestigjiozë. dhe kanë nisur përgatitjet prej kohësh.

Ky vendim gjithashtu ka shkaktur një dëm të konsiderueshëm ekonomik për mbarë botën e futbollit, pasi dihet që këto 2 kompeticione gjenerojnë miliarda euro.

Kujtojmë që eventi i Copa Americas, do të luhet në të njëjtat data si Kampionati Europian (11 qershor-11 korrik). Ky vendim është konfirmuar edhe nga Konfederata Amerikano-Jugore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"