Pas Elseidit edhe Alesio, dy kushërinjtë Hysaj mund të bashkohen në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 22:38

Pas Elseidit edhe Alesio, dy kushërinjtë Hysaj mund të bashkohen në Serinë A

Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napoli si dhe të kombëtares shqiptare, kushëriri i tij Alesio Hysaj është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian.

hysaj

Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A. Alesio Hysaj ka qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare U-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"